Eurodeputeti Andreas Schieder nga socialdemokratët austriakë do të jetë Raportuesi i ri i PE-së për Shqipërinë. 

Schieder zëvendëson në këtë detyrë ish-eurodeputeten Isabel Santos.

Ai do të monitorojë reformat e integrimit të vendit tonë në BE si dhe do të hartojë raportet e vlerësimit.

Sa i përket Parlamentit Europian, Schieder është edhe anëtar në komitetin për Punët e Jashtme si dhe atë për Transportin e Turizmin.

Klan News