Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos tha se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend është i rëndësishëm për të garantuar vettingun dhe vazhdimin e Reformës në Drejtësi.
“Besoj që opozita dhe mazhoranca do kenë një angazhim në të ardhmen duke marrë parasysh interesat e Shqipërisë dhe interesi i Shqipërisë është zgjatja e mandatit të Vetingut. Jam e kënaqur që Kuvendi ka filluar punën dhe dialogun demokratik mes mazhorancës dhe opozitës. E kuptoj rëndësinë e Kuvendit, si foltorja që përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Ky dialog është i rëndësishëm për të garantuar vettingun dhe vazhdimin e Reformës në Drejtësi. Tashmë që dyert e dialogut mes përfaqësuesve janë të hapura mendoj që është e rëndësishme të vihen në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore”.
Ndër të tjera raportuesja për Shqipërinë u shpreh se Shqipëria duhet të vërë në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR në reformën zgjedhore. Ajo u shpreh se mazhoranca i ka konfirmuar se është tërhequr lidhur me ligjin për mediat.
“Integrimi i qytetarëve të Shqipërisë në BE po ndodh dita ditës falë kësaj pune që po bëhet. Janë shenja të qarta dhe të pamohueshme të solidaritetit evropian për Shqipërinë. Në PE kemi qenë të qartë, kemi thënë që Shqipëria është gati për hapin tjetër të integrimit, mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Sa i takon ligjit për median mora konfirmimin që mazhoranca nuk do të vijojë me këtë projekt-ligj”, tha Santos.
Klan News