Anemia mesdhetare ndikon në plakjen e parakohshme të trurit. Sipas studimeve rezulton se kush vuan nga kjo patologji shfaq probleme konjitive dhe truri i tyre është 14 vjet me i vjetër se moshatarët që nuk janë të prekur nga sëmundja.

I vetmi faktor që ndikon te truri në një organizëm pa sëmundje, janë vështirësitë ekonomike, të cilat ndikojnë në plakjen e tij.

Ekspertët e grupit kërkimor ndërdisiplinor të Washington University School of Medicine në St Louis, kanë përfshirë më shumë 14 mijë persona, ndër të cilët njerëz të shëndetshëm dhe nga ata që vuanin nga anemia mesdhetare.

Dhe ka rezultuar se mosha cerebrale ka diferencë mes dy grupeve. Gjithashtu studimi ka nxjerrë në pah edhe një tjetër faktor, statusi socio-ekonomik është mjaft i lidhur me moshën e trurit, ku ekziston një diferencë prej 7 vitesh.

Anemia mesdhetare, ndryshe e njohur edhe si beta talasemia, është një grup çrregullimesh të trashëguara të gjakut që shkakton shkatërrimin e rruazave të kuqe.

Klan News