A e dinit se truri ynë ka 3 faza kulmore që lidhen me plakjen? Është zbuluar se nivelet e 13 proteinave që ndikojnë drejtpërdrejtë të plakja e trurit ndryshojnë në moshën 57 vjeçare, 70 dhe 78. Kjo gjë duhet të na bëjë të jemi më të kujdesshëm…

Studiuesit vunë re se nga mosha 45-82 ka një përqendrim të madh të proteinave (rreth 3 mijë) në plazmën e gjakut. Një proteinë në veçanti e quajtur Brevican (BCAN) lidhet me demencën, problemet në frymëmarrje dhe ngurtësimin në lëvizje. Një tjetër proteinë, GDF15, ndikon po ashtu te sëmundjet e moshës së tretë.

Ekspertët paralajmërojnë se në vitin 2050, numri i njerëzve nga 65 vjeç e lart do të shkojë në 1.5 bilion në rang global, gjë që shton kujdesin e posaçëm ndaj procesit të plakjes.

Vetëm në Britaninë e Madhe, afro 1 milion njerëz i kanë kaluar këto 3 faza të plakjes së trurit. Kjo e fundit prek metabolizmin në forma të ndryshme, që nga krijimi i hershëm i rrudhave e deri te shfaqja e sëmundjeve. Kështu, sugjerohet që njerëzit të nisin me ushtrimet fizike që në moshën 40 vjeçare dhe të ushqehen shëndetshëm. Alkooli e kafeina mund të “ndihmojnë” në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare apo plakjen e lëkurës. 

/tvklan.al