Portretizimi i Maria Callas, një nga sopranot më të mëdha të të gjitha kohërave dhe mësimi për të kënduar opera për rolin në filmin “Maria” të regjisorit Pablo Larrain ishte e frikshme, por terapeutike. Kështu shprehet ylli i Hollivudit, Angelina Jolie.

Jolie tregon ditët e fundit të Callas në Paris, kur ajo ishte e varur nga ilaçet për ankthin. Ajo kujton të kaluarën e saj të trazuar kur mahniti audiencën në mbarë botën me zërin e saj mahnitës.

“Unë, në fillim, sigurisht që isha shumë nervoze për ta luajtur atë, por mendoj se kjo është një nga arsyet që si aktore merr një rol.”

Maria Callas

Në premierën e filmit “Maria” në Festivalin e Filmit në Londër, Jolie se ky film është sigurisht përtej një këngëtari të zakonshëm. “Ka të bëjë me një qenie njerëzore që po i jep fund jetës së saj. E dini, është dikush që e kupton se ajo mund të mos ketë asgjë për të bërë në këtë botë dhe pavarësisht kësaj ajo e bën ate me një lloj bukurie dhe një formë gëzimi.”

Sipas yllit hollivudian Maria duke qenë femër, u gjykua për gjithçka, pamjen, jetën, marrëdhëniet, flokët, zëri, gjithçka kështu ajo ka qenë gjithmonë dhe se pavarësisht e kishte një jetë tragjike fundi ishte i lumtur. Jolie është shfaqur në më shumë se 60 filma, duke përfshirë filma të mbushur me aksion dhe drama të ngarkuara emocionalisht, duke fituar një Oscar për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj në filmin e vitit 1999 “Girl Interrupted”.

Ajo i kishte thënë Larrain se mund të këndonte, por më pas kuptoi se duhej të arrinte një nivel krejtësisht të ndryshëm, duke marrë shtatë muaj jashtë për t’u stërvitur për rolin. “Ishte një rizbulim i gjetjes së zërit tim. Nuk e dija se mund të këndoja dhe nuk i kisha shprehur gjërat me zë të lartë dhe hapur për një kohë të gjatë. Kështu që ishte mjaft terapeutike“, tha Jolie.

95% e filmit orgjinal është marrë nga repertori i Callas, por në fund është kryesisht zëri i Jolie që mbizotëron. Filmat e mëparshëm të Larrain përfshijnë “Jackie” dhe “Spencer”, biografi rreth Jackie Kennedy dhe Princeshë Diana, gra të tjera të forta që lanë gjurmë në histori. Callas ishte një nga yjet më të mëdhenj të kohës së saj, por vitet e fundit i jetoi në izolim, e braktisur nga i dashuri i saj Aristotle Onassis. Ajo vdiq në vitin 1977, vetëm 53 vjeç.

Klan News