Për të vlerësuar me çmime filmat dhe projektet televizive më të mira të vitit, Golden Globes organizoi ceremoninë e 82-të në Los Anxheles, Kaliforni.

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan për të folur për këtë event madhështor, Elda Naze vlerësoi rikthim e disa yjeve të Hollywood-it, të cilat prej kohësh i kishin munguar publikut. Një prej tyre veçoi aktoren amerikane Demi Moore. Duke përmendur “dështimet” e saj në jetën personale, por dhe në karrierë, Elda Naze e klasifikoi rikthim e aktores si një triumf.

Elda Naze: Gjithmonë është ceremoni e cila ka shumë klas, vjen aromë shumë e mirë, ti mund ta ndjesh aromën vetëm duke e parë. Padiskutim për mua ishte një ceremoni e veçantë sepse ka rikthime të aktoreve më të mëdha që kishin humbur. Si Angelina Jolie, Pamela Anderson dhe Demi Moore. Dhe këto sikur na sollën pak nostalgji nga një epokë filmash të bërë shumë mirë. Të gjitha janë ikona të kinematografikë, kanë qenë femra shumë të bukura. Këto rikthimet mua më krijuan një lloj nostalgjie. 

Rudina Magjistari: Demi Moore ka qenë totalisht e shkëputur dhe ajo vetë ka menduar se karriera e saj kishte mbaruar.

Elda Naze: Sepse Demi Moor vjen pas sfidash shumë të mëdha personale. Ajo vjen pas një martese të dështuar dhe divorci u bë shumë publik.

Rudina Magjistari: Nuk mund të quhet e dështuar. Një martesë në fakt funksionoi për aq sa funksionoi tani. Nuk mund të quhet e dështuar martesa sepse përfundoi në një moment të caktuar.

Elda Naze: Nuk po flas tani për paragjykime, por po flas për jetën e saj personale sesi vjen ajo në këtë ceremoni. Vjen pas një dështimi personal sepse ajo e ka vuajtur shumë këtë gjë, sepse për atë ka qenë një dështim shumë i madh dhe këtë gjë e ka deklaruar. Këtë gjë e ka dhënë dhe në librin e saj me rrëfime personale. Vjen pas një dështimi në karrierë në filmin “Striptease”. Dhe unë këto po i them jo për të treguar se Demi Moore ka pasur dështime në jetë, por për të thënë se Demi Moore rikthehet më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Mua më duket Demi Moore tani edhe më e bukur se 40 vjet më parë. Dhe këtë punën e dështimeve e përmend jo për t’i veshur dështime sepse në jetë çdo dështim është eksperiencë./tvklan.al