Edhe deti Egje është përfshirë nga moti i keq gjatë kësaj fundjave.
Për shkak të erërave të forta, dallgëzimi në det ka qenë i lartë duke bërë që shumë anije të kenë vështirësi në ankorim.
I tillë është edhe “beteja” e një anijeje në Greqi që duhej të ankorohej në portin e Sikinos.
Përballë “tërbimit” të detit, stafi i anijes “Dionysios Solomos” arriti të ankorohej.
Në media janë shpërndarë pamjet e momentit, ku dallohen që për të ndihmuar kanë shkuar edhe qytetarë të thjeshtë./tvklan.al