Këngët e albumit “Funk Generation” të këngëtares braziliane Anitta janë ritmike, por shumë pak fansave do t’u shkonte nëpër mendje se ato janë shkruar në një shtrat spitali.
Problemet shëndetësore të vitit 2022 e detyruan këngëtaren e njohur të qëndronte e shtruar për muaj të tërë në spital. Në një intervistë për emsionin “Today” shpjegon se si kjo situatë bëri që ajo të reflektonte mbi prioritetet e saj në jetë.
“Kam humbur kaq shumë kohë nga jeta ime duke u përpjekur të arrij qëllimet, të kënaq njerëzit dhe të kem sukses” -u shpreh artistja.
Teksa punonte për të përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore, ajo u ndje e frymëzuar për të bërë muzikë.
Fituesja e çmimeve “Grammy” thotë se krijoi albumin e titulluar “Funk Generation” pa e vrarë mendjen se a do të rezultonte i suksesshëm ose jo.
Sa i përket shtrimit në spital, Anitta tha se nuk mori kurrë një diagnozë apo shpjegim për sëmundjen e saj. Megjithatë, ajo u shërua dhe sot është në gjendje të mirë shëndetësore.
Klan News