Kanye West as nuk shkeli brenda godinës ku po mbahej ceremonia e Grammy Awards, por kjo s’e ka ndaluar të shpallë fitoren e tij.

TMZ ka postuar një video ku ai shihet duke udhëzuar paparacët që ta pyesin për ‘veshjen’ e Bianca Censori. “Më pyesni si ishte të triumfoja ndaj Grammy”, thotë ai teksa i drejtohet një studioje muzikore,  i shoqëruar nga gruaja e tij.

Pasi një paparac iu bind dëshirës së reperit, ai u përgjigj: ”Ne i mundëm Grammy”, ndërsa Censori dëgjohet duke qeshur.

Përpara kësaj, 47-vjeçari postoi në InstaStory statistikat e kërkimit në Google pas pasarelës së çiftit në tapetin e kuq. Emri i Bianca-s është kërkuar më shumë sesa vetë ceremonia e çmimeve.

“Ne i mposhtëm  Grammy. Për saktësim, më 4 shkurt 2025  gruaja ime është njeriu më i kërkuar në planetin e quajtur Tokë”, shkroi ai.

Ndjekësit mendojnë se këto deklarata  lidhen edhe me ish-gruan e  tij, Kim Kardashian. Në vitin 2014  më  parë, biznesmenia bëri xhiron e rrjetit me foton e saj nudo në kopertinën e revistës Paper.

Ajo u bë personi i dytë më i kërkuar pas Jennifer Lawrence. Asokohe çifti ishte ende bashkë para se të divorcoheshin në vitin 2022./tvklan.al