Raj Kapoor, producenti ekzekutiv i Grammy Awards 2025 është shprehur se ka “standarde” për ceremoninë dhe Kanye West e Bianca Censori nuk u përshtatën me to.
Kapoor tha për People se të ftuarit duhet të ndjekin një kod veshjeje “formal artistik”, por më pas shtoi se “në industrinë e muzikës, besoj se kjo i lë vend interpretimit”.
Ai tha se ka “standarde” të ndryshme për pjesëmarrësit në varësi të lidhjes së tyre me spektaklin, për shembull 47-vjeçari ishte nominuar për këngën më të mirë rep, por nuk performoi.
“Sigurisht ka një kod veshjeje për çdokënd që performon në spektakël dhe ne duhet t’u përshtatemi standardeve dhe praktikave. Por sa për të ftuarit dhe të nominuarit pjesëmarrës, kjo është diçka për të cilën do të duhej të përgjigjej Recording Academy”.
Kjo e fundit nuk ka deklaruar publikisht cili është kodi i veshjes, por në vitin 2013 CBS nxori një “rregullore veshjejesh”që përcaktonte se “të pasmet dhe gjinjtë e grave” duhet të jenë “të mbuluara si duhet” në këtë event.
Në deklaratë ata u kërkojnë të ftuarve që të shmangin veshjet “transparente” ose “të tejdukshme”që mund “të ekspozojnë gjoksin” si dhe “pjesën e të pasmeve”. Gjithashtu kërkohet që “zona gjenitale të mbulohet si duhet që mos të duket lëkura”.
Por paraqitja e Censori i theu të gjitha këto rregulla. Ajo është kritikuar fort dhe njerëzit kanë shprehur shqetësim, por një burim i US Weekly tha se “i pëlqen vëmendja’.
“E mirë apo e keqe, ata e duan. U pëlqen zhurma”, u shpreh burimi për çiftin e famshëm./tvklan.al