Marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe dialogu mes dy vendeve ishte në qendër të intervistës së Presidentit Aleksandër Vuçiç për televizionin serb RTS. Vuçiç thotë se dallimi mes serbëve dhe shqiptarëve është se serbët nuk duan një zgjidhje për Kosovën, ndërsa shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për të plotësuar shtetësinë e tyre.

I pyetur për takimin mes dy qeverive, Vuçiç akuzoi Prishtinën se ka në kokë bashkimin me Shqipërinë, ndërsa për foton e përbashkët me simbolin e shqiponjës nuk e kurseu sarkazmën.

“Më shumë më ngjan me një pulë sesa me shqiponjë, mua ashtu më duket. Po ta bënim ne atë do të shkonim menjëherë në Hagë. Ata s’e mbajnë askund flamurin e Kosovës. A e keni parë diku në institucione të Kosovës. Kanë vetëm një ditë të flamurit, atë të flamurit shqiptar”.

Për presidentin serb, shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të perëndimorëve. “

Shqiptarët kanë në krah Europën ndërsa SHBA-të janë mamaja e tyre”,

thotë Vuçiç.

Të njëjtin reagim të ashpër, pas takimit mes dy qeverive, pati edhe Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç. Shefi i diplomacisë serbe e quajti Kosovën monstrum politik të Perëndimit, që ka humbur çdo kuptim dhe vendimet e saj si të vetmet në botë.

“Ata sot flasin për fshirje kufijsh mes Shqipërisë dhe Kosovës, doganave dhe policisë. Nëse Evropa nuk e sheh se për çfarë bëhet fjalë, kjo është dyfytyrësi. Çfarë bashkëpunimi rajonal mund të ketë me taksa 100 përqind”.

Daçiç tha së bashkëpunimi rajonal është shkatërruar dhe ka ironizuar që do të duhej të mbahej një konferencë për rivitalizimin e këtij bashkëpunimi.

Tv Klan