Për ditë me radhë, banorët e Floridës janë paralajmëruar që të evakuoheshin, ndërsa uragni “Milton” po afrohej. Mirëpo, Chynna Perkins vendosi që të qëndrojë në shtëpinë e saj në Tampa, pikërisht në rrugën e stuhisë së ardhshme.
Deri mëngjesin e kësaj të enjte në SHBA, Perkins tha se ajo dhe bashkëshorti i saj Sterling dhe kafshët e tyre e kishin përballuar stuhinë, por kishin humbur energjitë. Ndërsa stuhia erdhi dhe shkoi, Perkins foli për BBC-në për situatën duke përshkruar se si uragani “Milton” kaloi nëpër lagjen e saj në West Tampa.
Vendimi i saj për të qëndruar erdhi pasi ajo prej vitesh kishte përjetuar stuhitë e Floridës dhe u ndje e mbrojtur.
“Mëngjesi në Tampa ishte tipik. Kur u zgjova, ishte gri, shiu i lehtë. Por unë nuk isha e shqetësuar”, rrëfen ajo.
Ajo dhe Sterling kishin kaluar ditë të tëra duke u përgatitur. Ata blenë mallra të konservuara, furnizime sanduiçësh, ujë dhe ushqim shtesë për qentë. Ata mbushën vaskat e tyre me ujë, karikuan telefonat, llambat e urgjencës dhe bateritë.
Shtëpia e saj, një shtëpi moderne dhe e rregullt njëkatëshe e lyer me ngjyrë të bardhë, kishte mbulesa të përkohshme fibër të llojit “Kevlar” në të gjitha dyert dhe dritaret.
“Ne u përgatitëm aq sa mundëm. Ankthi im gjatë kësaj kohe ka qenë çatia e banesës. Ishte shumë e frikshme, vetëm duke e parë dhe e dëgjuar se sa i fuqishëm ishte uragani. Ne dinim prej 4 ditësh që ky uragan po vinte, thjesht doja ta kalojë në atë mënyrë që të mos ndjente ankth, mirëpo kjo ishte e pamundur”, u shpreh ajo.
Menjëherë pasi Milton arriti në Florida, dritat u fikën. Ajo nuk e priste që stuhia të ishte kaq e fuqishme, por nuk u pendua që qëndroi. Pas mëngjesit të së enjtes, situata në lagjen e saj ishte më e qetë.
“Qielli ishte i pastër. Fryente ende erë, por shtëpia jonë nuk mori asnjë dëmtim. E kaluam mirë stuhinë.”
Megjithatë, jo të gjithë kishin kaq shumë fat sa Chynna Perkins pasi urgani “Milton” shkaktoi 4 viktima në bregun lindor të shtetit./tvklan.al