Stuhitë e fuqishme mbi strehimoren e Pinellas, e krijuar për të mbrojtur banorët nga uragani “Milton”, humbën fuqinë nga një “rreze dielli”: Një foshnje lindi mes zemërimit të natyrës.

“Një vajzë e bukur lindi në një nga strehimoret tona. Stafi ynë ndihmoi në lindje”, tha drejtoresha e menaxhimit të emergjencave, Cathie Perkins gjatë një konference. Më tej, drejtoresha u shpreh se është bukur të shohësh një jetë të re të lindë mes gjithë atij shkatërrimi.

Duke folur me shifra, Perkins shtoi se nga e premtja ka ende rreth 1,500 njerëz në strehimoret publike në Pinellas pasi pjesa më e madhe e qarkut kanë mbetur pa energji elektrike.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike dhe mijëra njerëz janë shpëtuar nga zonat e përmbytura. Zyrtarët po paralajmërojnë përmbytje të tjera në ditët në vijim. Ndërkohë bilanci paraqitet tragjik pasi të paktën 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e uraganit në Florida./tvklan.al