Gjykata e Apelit ka dënuar me 7 vite burg Arbër Paplekajn për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Kjo shkallë e gjyqësorit ndryshoi vendimin e Gjykatës së Elbasanit që e dënoi ish efektiv e RENEA-s me 22 vite.
Paplekaj u shpall fajtor për akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike”.
Apeli në Tiranë shpalli të pafajshëm 2 ish drejtuesit e Policisë së Elbasanit dhe efektivët e tjerë, të cilët akuzoheshin nga prokuroria për shpërdorim detyre.
Shkalla e Parë dha dënimin 1 vit shërbim prove për oficerët e lartë dhe 16 muaj shërbim prove për 6 efektivët e tjerë të policisë.
Avokati i Paplekajt kërkoi në Apel rikualifikim të veprës penal nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e tronditjes psikologjike.
Ngjarja e rënë ndodhi më datë 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i përplasjes me armë në lagjen “5 Maji”
Klan News