Një punonjëse e prekur me Covid. Gjykata do të shqyrtojë vetëm çështjet urgjente
Një punonjëse e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka rezultuar pozitive me Covid-19, ndërsa disa punonjëse të tjera mësohet se kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Kjo ka bërë që ky institucion të zhvillojë këtë të hënë një mbledhje urgjente, në të cilën u vendos që veprimtaria gjyqësore të reduktohet për një periudhë të pacaktuar.
Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e kësaj gjykate, thuhet se gjatë kësaj periudhe do të gjykohen vetëm çështje urgjente./tvklan.al
