Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 Nëntor seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Sipas përfaqësusve ligjor të tij, ish kryebashkiakut i ka mbetur dhe 1.2 vite burg, dënim ky që sipas tyre mund të kryhet edhe në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Avokati i zgjedhur nga Gjici, Markeljan Jançe tha përpara gjykatës se klienti i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se në burg nuk ka kushte për mjekim, çka i rrezikon jetën.

E vënë përpara këtyre fakteve, Gjykata e Elbasanit ka kërkuar që provat e paraqitura nga avokati i ish kryebashkiakut t’i nënshtrohen vërtetësisë, teksa kërkoi të gjitha kartelat e tij mjekësore që nga koha e paraburgimit.

Tv Klan