Gjykata e Elbasanit la në burg Aldorin Shehun, i cili 3 ditë më parë nuk u ndaloi disa patrullave duke plagosur 5 persona, një prej të cilëve efektiv policie, pasi makina e tij u përfshi në një aksident zinxhir.
Ndaj 28-vjeçarit rëndojnë akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë e punonjësit të policisë, mosbindje ndaj urdhërit të policisë, shkelje e rregullave të qarkullimit dhe përfshirje në aksident me pasojë plagosjen e disa shtetasve.
Ngjarja ndodhi në 4 Shkurt kur i riu me një automjet me targa greke nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë në Korçë, Pogradec dhe Librazhd duke iu drejtuar me shpejtësi Elbasanit.
Aty policia përdori brezin me gozhdë dhe qëlloi në ajër për ta ndalur.
Tv Klan