Alma Arrazi, në kulmin e qetësisë mori fëmijët e saj dhe shkoi drejt urës së Bunës, aty ku do të kryente aktin tronditës, të vetëflijohej duke marrë me vete 3 fëmijët e saj.


Pedagogia Iris Luarasi, e ftuar në “Opinion”, e cilësoi një akt makabër që tregon se 39 vjeçarja nuk ka qenë mirë mendërisht. Ajo tha se çdo grua duhet ta denoncojë dhunën dhe vizita te psikologu duhet të kthehet në një praktikë në Shqipëri, sepse kujdesi ndaj shëndetit mendor është më i rëndësishmi.

Iris Luarasi: Jo vetëm që është e çuditshme, por dramatike. Kur e shoh mendoj që, ajo grua sigurisht nuk ka asnjë lloj subkoshience apo koshience që i punon, se të tërë një kokërr gruri e kemi mendjen. Më duket një njeri që ka marrë vendimin të marrë me vete dhe fëmijët, që është një gjë e tmerrshme…Makabre! Nga ana tjetër tregon sa alarmante është dhuna në familje në Shqipëri, ky është rezultati..

-Duket e çuditshme si njeri shkon me këtë lloj qetësie…

Iris Luarasi: Kam parë një anatemim njerëzish që villnin vrer kundër kësaj, që thonin “të të tradhtojë burri, si mund të marrësh ti fëmijët me vete?!”…Që është e vërtetë! Por nga ana tjetër duhet të kuptojmë që ky është një njeri që nuk i punon truri. Njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë, ky është problem, se mendojnë që divorci është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë njeriut në jetë. Në fakt, jo! Kjo që u ka ndodhur atyre është gjëja më e tmerrshme në jetë, akti më makabër që mund të bëjë një nënë. Duhet kërkuar ndihmë, 5 shërbime ekzistojnë dhe në një vend si Shqipëria. Të dhunon burri dhe nuk e denoncon, ky është turpi. Nuk është turpi kur burri të tradhton.

-Ecin pa e ditur se ku po shkojnë…

Iris Luarasi: Një pjesë të sëmurëve mendorë i kemi afër dhe nuk e dimë. Sepse shqiptarët të shkojnë te psikologu e kanë për turp të madh. Te psikologu njeriu shkon kur është i shëndetshëm mendërisht, se po të iku “kokrra e grurit” nuk ka psikolog që ta çon në vend./tvklan.al