Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë nën komisar Saimir Hoxha, do të qëndrojnë në burg pa afat. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesën e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë. Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”.
Të rinjtë mëngjesin e datës 28 Shtator ishin në makinë bashkë me shokun e tyre Aldi Rama. Në momentin që efektivët e policisë ndaluan automjetin pasi ishte i dyshimtë, 21-vjeçari qëlloi në drejtim të oficerit të krimeve Saimir Hoxha. Ky i fundit nuk u mbijetoi plagëve të marra ndërsa Aldi Rama u arratis.
Pas disa orë kërkimesh 21-vjeçari u lokalizua nga uniformat blu ndërsa e gjetën të riun të vetëplagosur me një plumb në kokë. 21-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Klan News