Lajme Arkiva 2003

Vrasja e çiftit Curri rezulton të ketë lidhje me një tjetër vrasje tronditëse të kryer një muaj më parë në Tale të Lezhës. Policia po heton në lidhje me këtë dhe dyshimet fillestare kanë ardhur pikërisht nga këqyrja e gëzhojave të krimit në vendngjarje. Nisur nga kjo mendohet se të dy ekzekutimet ai i Prek bicit, ish kryetar i komunës në Tale dhe çifti Curri.

Në lidhje me vrasjen e Prek Bicit bashkëshortja e tij dëshmitare okulare në vendngjarje zbardhi menjëherë pas vrasjes motivet e madje edhe rrethanat e ekzekutimit, duke bërë që policia të identifikonte njërin nga autorët.

Gruaja e viktimës: Unë nuk di ç’të them, por kam parë një tmerr aq të madh!

Ndërsa në vrasjen e fundit plumbat nuk kanë kursyer as gruan si dëshmitare e mirëfilltë e ngjarjes ndërkohë që priten të dhëna më ekzakte nga rezultatet e ekspertizës kriminalistike, puna operative e policisë nuk ka zyrtarizuar ende motivin e vrasjes së Viktore dhe Nikolin Currit.

Familjarët mohojnë përfshirjen në ndonjë konflikt dhe hakmarrje të mëparshme ndërsa hetimet janë shtrirë deri në disa hetime që zënë fill me konflikte të 3 viteve më parë në Tale të Lezhës./tvklan.al