Këto janë pasojat e stuhisë Hermina e cila pas Britanisë së Madhe përfshiu Francën. Shumë shtëpi dhe biznese janë nën pushtetin e ujit në qytetin Rene në perëndim të vendit.
Qindra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, por nuk raportohet për viktima. Megjithatë, autoritetet franceze presin që përmbytjet të intensifikohen në orët në vijim.
“Situata është pak shqetësuese pasi kemi përmbytje në shkallë të gjerë. Tani kemi një lloj qetësie sepse moti është i mirë, por presim që gjendja të përkqësohet në fund të javës”, tha Francois Gatel.
Autoritetet kanë shpallur alarmin e kuq në rajonin Brittany për shkak të rrezikut të përmbytjeve të mëdha.
Klan News