Apple ka hequr dorë nga projekti Titan por jo nga automjetet. Ideja e re fokusohet te pasqyrat e automjeteve.

Apple punoi për një dekadë për projektin Titan për të krijuar një automjet autonom. Kompania e anuloi projektin në fillim të vitit, por interesi për funksionet e makinës nuk është zbehur.

Patenta “Ekran për pamje të jashtme” është aprovuar. Ajo sugjeron ekrane të reja që u tregojnë shoferëve se çfarë po ndodh në të dy anët dhe pas pa pasur nevojë të shohin në pasqyrat përkatëse.

Në dokument shpjegohet pse mënyra “tradicionale” për të parë pasqyrat gjatë drejtimit të makinës mund të jetë i rrezikshëm. Sipas tij, nëse nuk tregohet kujdesi i duhur shoferi është më i predispozuar ndaj aksidenteve sepse është i përqendruar edhe në veprime të tjera teksa kontrollon pasqyrat.

Zgjidhja e kësaj sipas Apple është integrimi i një ekrani të përshtatshëm në xhamin e përparmë të automjetit. Kështu shoferit nuk do t’i duhet të kthehet e të kontrollojë secilën pasqyrë për të dalluar pengesat.

Si do të funksionojë kjo? Ekranet e integruara do të shfaqin imazhet e kamerave të instaluara në makinë duke i treguar shoferit se çfarë po ndodh në rrugë.

Patently Apple thekson se nuk është e qartë kur këto  risi do të hidhen në industrinë e automjeteve apo kur kompania do të jetë gati për t’ua shitur palëve të treta./tvklan.al