Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Dinamos së Zagrebit. Fituesi i Kupës së Botës 2006 dhe fituesi i Topit të Artë rikthehet në menaxhim pas një periudhe të shkurtër te Udinese në fillim të vitit, ku ai drejtoi skuadrën për vetëm gjashtë ndeshje.
51-vjeçari ka qenë më parë menaxher i përkohshëm për ekipin kombëtar të Kinës dhe Al-Nassr në Arabinë Saudite. Ai zëvendëson Nenad Bjelicën, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta në kampionatin kroat të Futbollit, ku skuadra është e treta, shtatë pikë prapa Rijekës të vendit të parë. Emërim që pritet të prek edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha.
Anësori aktivizohet te gjiganti kroat, ku në këtë sezon shpesh është hedhur nga stoli. Në 16 ndeshje të deritanishme, 26-vjeçari ka shënuar 2 herë dhe ka asistuar në 1 rast për shokët e skuadrës. Debutimin, Cannavaro do të bëj kundër Arsenalit më 22 janar në fazën e grupeve të Champions League, ku Dinamo është e 24-ta, vendi i fundit në sesionin play off-it.
Klan News