Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha realizoi gol në sfidën miqësore që ekipi i tij Dinamo Zagreb pati ndaj Shakhtar Donetsk. Përballja u mbyll në barazim 2-2.

Hoxha realizoi në mintuën e 95 të takimit pasi mori një top në hyrje të zonës dhe përfundoi me sukses aksionin duke siguruar barazimin për ekipin e tij, që drejtohet nga italiani Fabio Kanavaro.

Në 16 takime të luajtura në kampionatin kroat, Hoxha ka shënuar dy gola dhe ka dhënë edhe 1 asist. Në total në këtë sezon ai është aktivizuar në 954 mintua në të gjitha kompeticionet.

Ndërkohë që edhe me Kombëtaren kuqezi të drejtuar nga trajneri Silvinjo, ai është kthyer në një futbollist të rëndësishëm.

Klan News