Zyrtarizimi i Fabio Cannavaro te Dinamo e Zagrebit po nxjerr në pah cilësitë e Arbër Hoxhës. Sulmuesi i krahut ka lënë përshtypje fantastike në dy takimet e para nën drejtimin e kampionit të Botës, teksa ka arritur të gjej edhe rrjetën.
Një paraqitje mjaft e mirë e zhvilluar nga Hoxha, pasi këtë herë shënoi në triumfin 3-1 ndaj Leh Poznan. Sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti të realizojë golin e dytë për ekipin e tij në këtë përballje.
Edhe në takimin e kaluar ndaj Shakhtar Donetsk, 25-vjeçari la gjurmën e tij, teksa shmangu humbjen e kroatëve. Forma e mirë pritet ta ndihmojë për të qenë më prezent në fushën e lojës.
Canavaro ka fituar besim tek cilësitë e shqiptarit që kërkon të ketë minuta dhe të shndërrohet në futbollist kyç, jo vetëm për Dinamon e Zagrebit, por edhe për Kombëtaren kuqezi.
Arbër Hoxha ka zhvilluar këtë sezon në kampionatin kroat me Dinamo Zagrebin 16 paraqitje në të cilat ka arritur të realizojë dy gola dhe ka asistuar një herë.
Klan News