Ditmir Bushati: “Përsa i përket propozimit të vjetër të Sali Berishës për hetimin e zgjedhjeve me 100 prokurorë do të thoja se nuk duhen 100 prokurorë, po vetëm një mazhorancë që zbaton kushtetutën dhe nuk pengon transparencën. Transparenca e kutive dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve është detyra kushtetuese e ligjvënësit. Nuk duhen 100 prokurorë. Mjafton një komision hetimor që nuk ndalohet të hapë kutitë e votimit të 28 Qershorit”.

Arian Madhi: “Shpeshherë shtrohet pyetja: Përse Partia Socialiste nuk i drejtohet për interpretim Gjykatës Kushtetuese? Përgjigja është një. Partia Socialiste kërkon që në mënyrë abuzive të mbajë të ngritur infrastrukturën e protestave sepse koha që do t’i duhet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim dhe dhënie vendimi dhe vetë vendimi i kësaj Gjykate Kushtetuese do t’i jepte fund alibisë socialiste për marrjen e pushtetit me anë të protestave të rrugës. Ne republikanët do të konsideronim qëndrim pozitiv nëse Partia Socialiste do të pranonte ofertën e kryeministrit të vendit për hetimin e zgjedhjeve nëpërmjet prokurorisë. Socialistët duhet të jenë të bindur dhe të demonstrojnë besim në organet e prokurorisë”./tvklan.al