Pas Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit, edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut është pranë arritjes së një marrëveshje paraelektorale me Partinë Demokratike.
Këtë e bëri të ditur kryerepublikani, Mediu, pas takimit që zhvilloi pasditen e së mërkurës me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Duke folur për mediat pas takimit, Mediu bëri të ditur se ka një mirëkuptim për të dalë me lista dhe program të përbashkët.
Më herët gjatë ditës, Basha priti në një takim edhe Shpëtim Idrizin, i cili konfirmoi angazhimin e PDIU-së për të qenë në një koalicion me PD-në.
Tv Klan