Suela dhe Enxhëll votohen nga publiku për të dalë me Saimirin
Java e nëntë e Love Story në Televizionin Klan është shoqëruar me momente mjaft pikante, por edhe debate të shumta nga opinionistët. Shkak kanë qenë tre takimet që Saimiri ka pasur me vajzat e Love Story gjatë javës së shkuar, ku ka arritur të rrëmbejë tre puthje….!
Meri, Flavia dhe Generda, të cilat dolën në takime intime me princin e Love Story, nuk kanë ndier asnjë mëdyshje për puthjet që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, edhe pse janë komentuar nga Roberti.
Dyshja e suksesshme Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu i kanë dhënë gjatë këtij episodi më shumë hapësirë edhe interesit të publikut. Për herë të parë Saimiri ka zgjedhur t’i përgjigjet disa nga pyetjeve që shikuesit i kanë dërguar, ku kanë kërkuar të zbulojnë më shumë kuriozitete mbi jetën dhe karakterin e tij.
Në fund të programit, publiku ka votuar përmes aplikacionit të Televizionit Klan vajzat që duan të dalin në takim me Saimirin dhe ato ishin Suela dhe Enxhëll, ndërsa për Arianën kjo ishte mbrëmja e saj e fundit, duke u eliminuar dhe duke humbur mundësinë për t’u zgjedhur nga Saimiri.
Episodet e Love Story vazhdojnë të regjistrojnë rekord shikimesh në platformën e Televizionit Klan në YouTube dhe në Klan Plus, ku Daily Love Story nga e Marta në të Premte në orën 18:20 sjell intervistat ekskluzive të protagonistëve, si dhe të gjitha prapaskenat e programit.
Tv Klan