Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve
Nëntor 20, 2024
Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e kreut të shtetit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi; kryetari i PAA, Agron Duka; kryetari i PR, Fatmir Mediu dhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule u futën pak minuta më parë ku po zhvillojnë një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj, pikërisht për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme”, raportoi gazetari Enkel Xhangoli. Ndërkohë pritet që aty të mbërrijë edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ose përfaqësues...