Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet ditën e sotme për të vijuar debatet në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 12:00.

Kujtojmë se mbi dy javë më parë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentares Elisa Spiropali të thërrasë mbledhjen e Këshillit, e cila më 18 Shtator u ndërpre për shkak të vdekjes së ish-deputetit Gerti Bogdani.

Bardhi theksonte në një letër se kryetarja e Kuvendit nuk e ka thirrur prej atij momenti mbledhjen duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

Partia Demokratike e akuzon deputetin e mazhorancës se ka përfituar fonde publike dhe për këtë arsye për mandatin e tij duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, Sinaj ka mohuar çdo akuzë./tvklan.al