Me vendim gjykate për shtëpinë, por ia zapton vëllai. Qytetari fle në hotel
Prill 11, 2024
“Stop” ishte në lagjen “15 Tetori” në Fier. Artur dhe Vojasavë Dule, bashkëshortë, janë njohur prej gjykatës si pronarë të ligjshëm të një banese në Fier. Për shkak se mbi pronën ka pasur pretendime, gjyqi vendosi, që pjesëtarët e tjerë të familjes, të dëmshpërbleheshin prej tyre. “Kjo që shikoni është shtëpia ime, e kam fituar me gjykatë dhe kam tre vjet, ma ka bllokuar vëllai, nuk më le të hy në shtëpinë time. Vij nga Greqia për një hall, vëllai nuk më lejon të hyj në shtëpinë time. Siç e shikoni edhe ju, është mbyllur shtëpia”, tha Arturi. Agim Dule, vëllai i Arturit, edhe pse sipas...