Në lidhjen e tij të mëparshme, Stresi shprehet se nuk janë krijuar situata që t’i jetë dashur t’i kërkojë partneres të kufizojë rrethin shoqëror. Ai shpjegon për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se të dy njihnin shoqëritë respektive pasi për të është një kriter i rëndësishëm. Reperi shton se pas kësaj ka marrë edhe disa kritika nga ana e ish-partneres për shoqërinë e tij.

Mua nuk më ka ndodhur asnjëherë një rast i tillë sepse kam patur një vajzë të mrekullueshme në krah, realisht, le të themi një vajzë zonjë në llojin e saj dhe në moshën që kishte. Jo, s’më ka ndodhur sepse ajo kishte një shoqëri shumë të kufizuar, unë ia njihja shoqërinë e saj të ngushtë.

Ermelinda Ndoja: Pra duhet ta njohë partneri të gjithë shoqërinë e partneres, patjetër?

Stresi: Patjetër përderisa është shoqëria e ngushtë, unë duhet ta njoh dhe duhet ta njohë edhe ajo shoqërinë time dhe pastaj bëhen ato zgjedhjet “dëgjo se ai  shoku yt më duket pak kështu…”, mendoj që duhen marrë me sportivitet.

Ermelinda Ndoja: Ia ke thënë ti asaj apo ajo ty?

Stresi: Ajo mua.

Stresi shprehet se kur vendos të krijosh një marrëdhënie, duhet që çifti të përshtatet dhe të ketë kujdes edhe në raportet kundrejt shokëve apo shoqeve të ngushta. Ai thotë se është i gatshëm të sakrifikojë shumë për dashurinë dhe zbulon një prej veprave të tij, përtej reputacionit si ‘djali i prapë’.

“Kemi ndërruar edhe identitet për dashurinë”, përmbylli reperi./tvklan.al