Një pjesë e emisionit të kësaj të enjte në “Opinion” i ishte dedikuar ish-Presidentit Ilir Meta sidomos me postimet e këtij të fundit në rrjetet sociale.

Më herët gjatë nisjes së emisionit, Adriatik Lapaj tha se e mund Metën “10 herë në ditë e 30 herë në natë”.

Por gazetari Blendi Fevziu i nxorri një foto ku i tregoi se është e vështirë ta mundë Metën në atë fushë. Bëhet fjalë për peshëngritjen ku ish-Presidenti ka qenë edhe kampion.

Blendi Fevziu: Më the qëparë që unë do ta mund metën në të gjitha, por këtu nuk e mund dot që ta dish që në një fushë të caktuar. Këtu njëherë ka qenë kampion peshëngritje Meta, shumë më i vogël se ti. Sa ti ka qenë ministër, kryeministër.

Adriatik Lapaj: Kujtoje si u hap emisioni, unë nuk thashë ekzaktësisht atë se ai është një nga ata.

Blendi Fevziu: Ti do i mundësh të gjithë bashkë?

Adriatik Lapaj: Jo unë jo, dëgjo. Ata janë, s’po themi fjalë tjetër, po themi thjesht frikacakë. Të betohem./tvklan.al