Në 13 Shtator 2022, “Stop” transmetoi rastin e një aksidenti fatal. Në datën 20 Shtator 2021 në segmentin rrugor, që të çon nga kthesa e Kamzës drejt Vorës, humbi jetën në aksident Drita Hakorja.
Bashkëshorti Myrvet Hakorja tha se ishte duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij dhe ai vetë kaloi i pari rrugën, për te furra e bukës. Kur po kalonte e ndjera, kishte ndaluar një kamion, që u nis dhe shkaktoi vdekjen e Dritës.
Ekspertizat kanë nxjerrë viktimën fajtore dhe Myrveti ka kërkuar një ekspertizë të tretë, që u kundërshtua nga prokuroria.
Pak ditë pas transmetimit në bëmë eksperimentin, ku treguam se ishte faji i shoferit të kamionit, që shkaktoi vdekjen e zonjës Hakorja. Duke qenë se prokuroria e kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja shkoi në Apel.
Kjo e fundit në 27 mars 2024, vendosi, që të lëri në fuqi vendimin e Shkallës Së parë, që kërkon bërjen e ekspertizës eksperimentale./tvklan.al