Albumi i tretë i karrierës së Stresit do të vijë shumë shpejt. Lajmin ekskluziv reperi e dha në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ku zbuloi disa detaje shumë pikante rreth tij. Stresi ka zgjedhur tashmë titullin i cili do të mbajë emrin e tij të vërtetë si dhe datën speciale të publikimit.
Stresi: Tani është albumi “Archimed”, titullohet “Archimed” por në frëngjisht “Archimed” sepse unë jam një frankofon, e flas frëngjishten në mënyrë perfekte dhe e shkruaj. Albumi përmban 12 këngë normalisht, jemi duke i ndarë. Patjetër që ka bashkëpunime shumë të forta.
Ermelinda Ndoja: Do të na tregosh ndonjë emër?
Stresi: Ka, ato emra që i dini, janë.
Ermelinda Ndoja: Po them që nuk di asnjë.
Stresi: Ka emra me artistë shumë të mëdhenj.
Ermelinda Ndoja: Kaq mbetet, do ta zbulojmë më datë 1 Qershor?
Stresi: Po, me datë 1, e kam vënë për fëmijët e hip-hopit, ta lançoj.
Kopertina e albumit do të jetë me një përmbledhje fotografish, një mini-album me momente nga jeta e Stresit që kur ishte fëmijë e deri sot. Për albumin po mendohet edhe për promovimin ashtu siç duhet, ka nisur puna edhe për videoklipet e disa këngëve që Stresi ‘nuhat’ se janë më të mirat. Mes 12 këngëve, ai veçon dy të preferuarat e tij.
“Njëra flet për dashurinë, tjetra flet për ndarjen. I kam të dyja anët e medaljes”.
Por lajmi i gëzuar i albumit pasoi edhe me një deklaratë të papritur të Stresit. Ai shprehet se mendon që ta lërë muzikën në momentin e tij më të mirë.
Stresi: Unë jam 38 vjeç aktualisht dhe jam duke menduar dita-ditës ta lë, në moshën më të mirë.
Ermelinda Ndoja: Të lësh muzikën?
Stresi: Të lë muzikën në moshën 40 vjeç.
Ermelinda Ndoja: Po çfarë do bësh ti pasi të lësh muzikën?
Stresi: Po ato janë gjërat tona që kemi punuar ndër vite se çfarë do të bëjmë, planet familjare…
Ermelinda Ndoja: Më vjen si habi, është shumë herët.
Stresi: Për mua nuk është herët. Unë kam që në 2005 që merrem me muzikë, gati 20 vjet. Unë jam një djalë që kam kaluar shumë në jetën time me muzikën, por mendoj që është një plan që do vazhdoj të mendoj për familjen time./tvklan.al