"Kur u takua Gentian Bejtja me Ervis Martinajn?”, Spartak Koka: Dëshmia e babait të të ekzekutuarit…
Mars 18, 2024
“Gentian Bejtja ka zhvilluar një takim me Ervis Martinajn, 1 vit e gjysëm para se ky i fundit të zhdukej”, kështu ka deklaruar babai i të ekzekutuarit 4 ditë më parë në serën e banesës së tij, Gani Bejtja, në një prononcim për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka. Gazetari Koka ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme, ku ka sjellë disa nga dëshmitë e të atit të Gentian Bejtjas, si dhe detaje të tjera në lidhje me atentatin që tronditi vendin. Spartak Koka: Babai i Gentian Bejtjas thotë “asnjëherë nuk kanë kërkuar që t’i marrin dëshmi. Gentian Bejtja ka qenë këtu, ka...