Erida Marashi, influencerja bukuroshe e spektaklit “Love Island Albania” në Tv Klan e cila ishte finaliste së bashku me Aleksandrosin, u ndal për një bisedë të këndshme me “Rudina”. Edicioni i parë i ka lënë mbresa shumë të bukura Eridës, por edhe shumë nostalgji për momentet brenda vilës. Dashuria e saj me Aleksandrosin nuk zgjati shumë, megjithatë çifti ruan ende marrëdhënie të mira.
Erida Marashi: Vazhdojmë kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Komunikojmë, jemi shoqëri, kemi pasur shumë kujtime.
Rudina Magjistari: Po për çiftin fitues që do bëhen prindër, e more vesh lajmin e bukur?
Erida Marashi: Po, edhe 100.
Rudina Magjistari: Ke pasur mundësi t’i urosh, të komunikosh me ta?
Erida Marashi: Jo, nuk kam folur shumë, e dini që nuk kishim shumë për të folur. I uroj shumë, më duket se është vajzë…
Rudina Magjistari: Po.
Erida Marashi: Edhe 100.
Aktualisht Erida po shijon kohën e saj vetëm pas romancës me Aleksandrosin, për të cilin zbulon edhe arsyen e ndarjes. Ndër të tjera, ajo këshillon vajzat që ta përjetojnë eksperiencën e “Love Island Albania”.
Erida Marashi: Tani jam mirë vetëm. Kur dolëm nga “Love Island” ishte më shumë për të marrë veten, me Aleksin nuk shkoi shumë mirë, por…jemi ndarë shumë mirë, kam shumë respekt, kemi kaluar shumë bukur, e kam shumë xhan por jemi ndarë për largësinë.
Rudina Magjistari: Ke nostalgji kur i sheh pamjet e spektaklit?
Erida Marashi: S’do ta harroj kurrë, vajzat e tjera duhet të shkojnë sepse është eksperienca më e bukur që kam bërë. Kam gjetur edhe shoqëri, është shumë e bukur, kemi ndarë shumë emocione, herë qan, qesh.
Rudina Magjistari: Dhe sa bukur që mbani marrëdhëniet me të gjithë!
Erida Marashi: Tani nuk flas me të gjithë, por me shumë kam shumë konfidencë, vijnë në Milano, kur vij këtu shkojmë pimë kafe./tvklan.al