3 ditë më parë, një atentat mafioz i mori jetën 42 vjeçarit Gentjan Bejtja. Sonte në “Opinion” në Tv Klan, gazetari Spartak Koka ka sjellë disa detaje më shumë mbi ngjarjen e rëndë, përmes intervistës që ka zhvilluar me babain e viktimës, Gani Bejtja si dhe të afërm të tjerë. Ky i fundit thotë se e ka parë makinën e 4 autorëve, por nuk arriti të kuptojë se nga cila zonë u larguan.
Gani Bejtja: Ka ik avash, avash. Pa u mërzit hiç…
Spartak Koka: E kanë kthyer me indietro këtu?
Gani Bejtja: Kur kam dalë me gruan aty te parkimi, e kam parë makinën tu ec mbrapsht. Makinë e zezë. Pastaj se kam parë më a ka ik këtej a andej.
Më herët, ai tregoi se ka ende shumë gëzhoja në vendin e ngjarjes të cilat nuk janë marrë për ekspertizë. 3 prej tyre i solli dhe gazetari Koka në studion e “Opinion”. /tvklan.al