Avniu mban fjalën, Erjona përqafon pas 6 muajsh të birin!
Mars 3, 2024
Pas dy seancash të vështira ndërmjetësimi, “Shihemi në Gjyq” arrin suksesin. Përmes diskutimeve të forta që përshkuan studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për dy puntata radhazi, fillimisht mes Erjonës dhe të atit, Maliqit e më pas mes këtyre të dyve dhe Avniut, vjehrrit të 19-vjeçares, është gjetur zgjidhja. Me lot në sy, Avniu thotë se djalin e Erjonës, nipin e tij 17-muajsh të cilin e mban në shtëpi prej më shumë se gjysmë viti, do ia dorëzojë më në fund të ëmës. Avni: Zonja Eni, ne kemi pasur takim një javë rresht në qytetin e Burrelit dhe kemi biseduar gjatë e gjerë. Ajo është...