Fjalëve të Maliqit se ka qenë ai pengesa që nuk është kryer celebrimi mes Erjonës dhe Lorencit, Avniu u përgjigjet me “kanë ndryshuar ligjet e kohës”. Kjo deklaratë shkakton një ngacmim te ndërmjetësja e “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani.

Javën e shkuar ajo fajësoi Maliqin që ka pranuar të martojë vajzën 16 vjeçe, por nuk e konsideroi të drejtë as fjalën e Avniut. Ndërmjetësja e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” i vë në dukje se ashtu si Maliqi, ai ka pranuar në shtëpi një vajzë të mitur për djalin e tij. Kjo i bën të dy shkelës të ligjit.

Eni Çobani: Po të ishte kështu siç thoni ju zoti Avni, ju s’do ta kishit marrë vajzën 16 vjeç në shtëpi dhe ta bënit nuse të djalit. Nëse ju do respektonit ligjin që në fillim, ne nuk do ishim në këtë seancë, nuk do kishim një fëmijë i cili  po bëhet objekt i dy seancave të ndërmjetësimit dhe nuk do kishim dy burra të nderuar si ju që jeni këtu në një betejë sa ligjore, por edhe morale. Të lutem, vajza 16 vjeç as nuk jepet nga Maliq Kastrati, por as nuk duhet të merrej nga Avni Heta.

Tani, të lutem, ju keni pranuar të dy të thyeni në mënyrë të hapur ligjin, duhet të kuptoni, jeni dy familje që keni shkelur ligjin, ke futur në shtëpi një minorene,  i nderuar. E ka lënë shtatzënë djali jot, kur ka ardhur koha 18 vjeç, nuk ka bërë celebrim dhe vitin e fundit siç thotë Erjona, ka filluar goditjet, ftohjet, gjëra të kësaj natyre dhe mundet patjetër të jetë e vërtetë kjo që thoni ju, vajza ka një diagnozë të caktuar, të tërë kanë diagnoza, përfshirë edhe ju, edhe mua, edhe të tjerët kemi gjëra, probleme, por kjo nuk do të thotë që ne s’jemi në gjendje për t’u martuar, për t’u bërë nëna, për t’u  bërë baballarë, për të vazhduar për të pasur një familje. Pra duhet të jemi shumë seriozë, kur flasim për të tilla marrëdhënie./tvklan.al