Erjona vijon të ngulmojë se nga shtëpia ku jetonte me djalin, bashkëjetuesin dhe prindërit e tij është larguar për shkak të dhunës. Avniu, babai i bashkëjetuesit të Erjonës, Lorencit nuk pranon asgjë nga këto dhe thotë se Erjona është larguar me dëshirën e saj për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ajo vazhdon të përforcojë pretendimet e saj dhe të shtojë detaje të tjera. 19-vjeçarja deklaron në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se aktet e dhunës janë parë nga Avniu dhe gruaja e tij.
Erjona: Nuk kam ikur për punë sëmundjeje e gjë. Kam ikur se më ka torturuar djali i vet.
Eni Çobani: Po mirë e ke denoncuar moj Erjona tani? Se të thuash “torturuar” është shumë e rëndë. E ke denoncuar ti Lorencin? Lorenci të ka torturuar apo Avniu?
Erjona: Jo, jo. Djali i vet, Lorenci.
Eni Çobani: E ka parë Avniu, ka qenë prezent?
Erjona: Shumë mirë e ka parë me gjithë nënën e vet, me gjithë babain e vet ka qenë aty Lorenci.
Eni Çobani: Që të ka bërtitur ty, të ka goditur?
Erjona: Po. Për kokën time, të bëj be çfarë të duash!
Erjona gjithashtu shton se dy vitet e para të marrëdhënies kanë shkuar shumë mirë, por gjithçka ndryshoi në vitin e fundit.
Erjona: 2 vitet e para isha shumë mirë me djalin tënd, viti i fundit…
Avni: Reflekto tamam!
Eni Çobani: Pse u prishën marrëhdëniet Erjona se ndoshta Avniu nuk di gjë, atë që ka mes çiftit nuk mun ta dijë vjehrri me vjehrrën, të lutem?
Erjona: Ishte shumë mirë dy vitet e para. Pastaj vitin e fundit u ftoh.
Eni Çobani: Pse?
Erjona: Nuk e di pse, unë e pyesja çfarë ke, pse më gjuan?
Avni: Erjona, me këtë epikrizë që ke nuk ke takat të rrish në shtëpi, po fut në siklet babain, nënën e të gjithë.
Erjona: Nuk jam duke e futur në siklet babain e nënën./tvklan.al