Pas dy seancash të vështira ndërmjetësimi, “Shihemi në Gjyq” arrin suksesin. Përmes diskutimeve të forta që përshkuan studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për dy puntata radhazi, fillimisht mes Erjonës dhe të atit, Maliqit e më pas mes këtyre të dyve dhe Avniut, vjehrrit të 19-vjeçares, është gjetur zgjidhja.
Me lot në sy, Avniu thotë se djalin e Erjonës, nipin e tij 17-muajsh të cilin e mban në shtëpi prej më shumë se gjysmë viti, do ia dorëzojë më në fund të ëmës.
Avni: Zonja Eni, ne kemi pasur takim një javë rresht në qytetin e Burrelit dhe kemi biseduar gjatë e gjerë. Ajo është një foshnje e vogël. Unë sot ta kam realizuar dëshirën, e kam sjellë djalin. Nuk kam pasur asnjë qëllim për t’i mbajtur djalin Erjona Kastratit. Të shtrëngohet, ta rrisë fëmijën ashtu siç është për ta rritur, si nënë që ka premtuar këtu në studio, do e ndjekim hap pas hapi.
Eni Çobani: Atëherë do t’ia japim?
Avni: Djalin do ta sjellim tani.
Ardit Gjebrea: Dhe do ia jepni Erjonës?
Avni: Po, në emision tani.
Pas kësaj Erjona përqafon menjëherë Eni Çobanin si dhe i jep më pas dorën Avniut. Ky i fundit është shumë i emocionuar dhe me lot në sy sepse e ka të vështirë të ndahet nga nipi./tvklan.al