Ndërroi jetë nga kanceri, letra e 19-vjeçares që preku zemrat e të gjithëve: Vetëm kur e humbasim diçka, e kuptojmë vlerën që ka!
Shkurt 1, 2024
Këtë të enjte, emisioni “Rudina” në Tv Klan, është fokusuar në historinë e dhimbshme të 19-vjeçares nga Korça, Darda Dhimo, e cila humbi betejën kundër leucemisë akute, një sëmundje e rëndë që i mori jetën pabesisht. Darda e mësoi sëmundjen e rëndë, një ditë kur shkoi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët. Infermierët nuk e këshilluan të dhuronte gjak, pasi analizat dilnin me një nivel të ulët të hemoglobinës. Pas disa analizave më të hollësishme, ajo zbuloi diagnozën e leucemisë akute. 19-vjeçarja u dërgua drejt Selanikut nëpërmjet ndihmës së Kishës Ungjillore në Korçë, për të ndjekur...