Një natë më parë në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetua rasti i një qytetari i cili u mashtrua për dokumentet angleze. Mirvjen Nino i premtoi atij se do t’i bënte letrat angleze nëpërmjet një martese false, por në fakt rezultoi se ishte rast mashtrimi.

Personi i interesuar për dokumentet kërkoi paratë mbrapsht, por Mirvjen Nino përdor skemën e kallëzimit në zyrën e emigracionit për të gjithë ata që kërkonin lekët mbrapsht, pasi nuk ishte kryer procedura.

Ditën e sotme, në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa mesazhe të tjera të cilat nxjerrin zbuluar se Mirvjen Nino mashtron edhe persona të tjerë. 10 mijë paund është shuma që ai i ka marrë një tjetër qytetari.

/tvklan.al