Mickoski kërkon durim për procesin e integrimit në BE
Tetor 18, 2024
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, pret që pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, dhe pas takimeve të tij me përfaqësues ndërkombëtarë, të bëhen analiza të hollësishme për zhbllokimi e procesit të integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian (BE). Mickoski, gjatë një ngjarjeje në Komunën e Gazi Babës, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një shkolle fillore të re, bëri thirrje për durim, duke theksuar se “vendimet e nxituara në shumicën e rasteve nuk janë...