Futbollistët e Superligës e shohin të ardhmen e tyre jashtë kampionatit shqiptar duke kaluar fillimisht nëpërmjet skuadrave të mëdha. Partizani mori më 29 Shtator David Domgjonin.
Mbrojtësi e pranon hapur që jo vetëm ai, por edhe futbollistë të tjerë, duan të përdorin klubin e kuq si trampolinë për në Europë.
Pas thuajse 3 javësh stërvitje, Domgjoni beson se është përshtatur me skuadrën dhe pritet të luajë në ndeshjen e radhës kundër Elbasanit.
27-vjeçari, Domgjoni e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi vite më parë ka qenë pjesë e Kastriotit, Laçit dhe Tiranës.
Tv Klan