J- Hope anëtari i grupit të njohur korean BTS përfundoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
30-vjeçari është anëtari i dytë i grupit prej shtatë anëtarësh që përfundon shërbimin e detyrueshëm ushtarak që për momentin e ka lënë grupin në një pauzë muzikore.
J-Hope përshëndeti rreth 100 fansa si dhe gazetarë që ishin mbledhur në një bazë ushtarake.
“Për një vit e gjysmë në shërbimin ushtarak, kam kuptuar se ka shumë punë, përkushtim dhe shumë gjëra të tjera që ushtria jonë bën për vendin tonë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se do të thotë shumë nëse banorët e vendit tonë mund të tregojnë më shumë dashuri dhe mbështetje për ushtrinë tonë.”
Grupi i njohur koreano jugor pritet të ribashkohet në 2025 pasi të gjithë të kenë përfunduar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Që nga debutimi i tyre në vitin 2013, ata kanë shitur më shumë se 56 milionë albume dhe këngët e tyre kanë kryesuar listat muzikore në botë.
Klan News