Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 18 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 tetor 2024

Tensionet në parlament, policia dërgon në SPAK 7 deputetë të PD. Kallëzim edhe për 6 protestues Policia dërgon në SPAK 7 deputetë të opozitës për kanosje dhe kundërshtim të forcave të rendit gjatë tensioneve të një dite më parë në parlament. Kallëzohen edhe 6 protestues. Ministri i Brendshëm thotë se dhuna ndaj policisë nuk do të tolerohet.

Von der Leyen, më 23 Tetor në Tiranë. Takim me Ramën, Begajn dhe përfaqësues të grupeve parlamentare Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen viziton javën e ardhshme Shqipërinë. Ajo do të takohet me kryeministrin Rama, presidentin Begaj dhe përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare.

Kryenegociatorja: Reformat e integrimit mbyllen në 2027. Shqipëria, 1 mld euro nga BE Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, thotë se reformat e integrimit do të mbyllen brenda vitit 2027. Për Tv Klan ajo shpjegon mekanizmin dhe thotë se vendi ynë do të përfitojë 1 miliardë euro nga plani i rritjes së BE-së.

GJKKO cakton datën për gjyqin e Berishës: Seanca e parë do të mbahet më 24 Tetor Gjykata e Posaçme caktoi sot mbajtjen e seancës paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë më 24 Tetor në orën 12. Gjyqtarja Flojera Davidhi është caktuar për të marrë në shqyrtim dosjen e SPAK për kompleksin Partizani.

Emigrantët e Gjadrit do të kthehen nesër në Itali. Gjykata e Romës: Vendet e tyre të origjinës, jo të sigurta 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi të akomoduar në kampin e Gjadrit do të rikthehen nesër në Itali. Gjykata e Romës vendosi që ata të mos dëbohen, pasi vendet e tyre të origjinës nuk janë të sigurta.

Ekipi amator Çamëria përjashtohet nga aktiviteti në Kretë. Grekët nuk lejuan emrin dhe logon e ekipit Një ngjarje e pakëndshme ndodh në një turne ndërkombëtar minifutbolli që po mbahet në Kretë të Greqisë. Organizatorët kanë detyruar ekipin shqiptar “Çamëria” të largohet nga gara pasi i kanë kërkuar të vijojë duke mos mbajtur simbolet e tij.

/tvklan.al