"Iki i ngopur nga kjo jetë"/ Nuk mban dot lotët, djali i Kadri Roshit kujton bisedën e babait me motrën
Janar 10, 2024
Këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë i ftuar djali i Kadri Roshit, por njëkohësisht edhe aktor si vetë i ati, Kliti Roshi. Kliti Roshi do të festojë nesër 100-vjetorin e lindjes së babait të tij dhe sot ai ka treguar jo vetëm aktivitetet që ka organizuar, por ka folur edhe për librin “Në jetët e të tjerëve”, i shkruar nga vetë ai, si një dedikim për aktorin e madh. Gjatë programit, Roshi, teksa mbante lotët, kujtoi edhe një bisedë të babait me motrën, teksa i thoshte: “Iki i ngopur nga kjo jetë”. Rudina Magjistari: Çfarë kujton një shprehje të tijën, që e...