Drejtuesit e emisionit “Stop” në Tv Klan, Gentian Zenelaj dhe Saimir Kodra kanë bërë apel për të gjithë që të mos e gjejnë zgjidhjen e problemeve të tyre tek “fotoksina”, referuar rastit të Bedrie Lokës.

Saimir Kodra: Ngjarja e rëndë që ka ndodhur, e keni marrë vesh të gjithë që vrau veten një zonjë, nënë e 4 fëmijëve, pasi u bullizua nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gentian Zenelaj: Gjej rastin të bëj thirrje për fotoksinën: O njerëz nuk ka kthim mbrapa! Është helmi më i tmerrshëm që mund të ekzistojë! Për momentin mund edhe të gaboni, por nuk ka kthim mbrapa, është e tmerrshme!

Saimir Kodra: Është një pesticide që përdoret për të larguar mizat apo minjtë nga drithërat apo tek fasulet, mizat në përgjithësi. Në fakt është një pesticide që nuk duhet të jetë në Shqipëri sepse bota ka kohë që e ka ndaluar, por ani kësaj, është një pesticid i tmerrshëm që ti e pi në një moment depresioni, vuan dhe pastaj bëhesh koshient për gabimin që ke bërë, por ky është rasti fatal që nuk kthehesh dot pas.

Gentian Zenelaj: Nuk ka mjekësi që të bën derman.

Saimir Kodra: Përdorimi i rrjeteve sociale nga disa palo burra apo palo femra që nën profile false kërcënojnë dhe shajnë, nuk është çudi që një femër mund të bëjë një gjë të tillë apo një mashkull me të dashurën apo e dashura me të dashurën, lloj-lloj procesesh./tvklan.al